LDK-ja mbledh Kryesinë, Lushaku-Sadriu: Mund të ketë vendime të rëndësishme partiake

LDK-ja mbledh Kryesinë, Lushaku-Sadriu: Mund të ketë vendime të rëndësishme partiake

Aktuale July 09, 2026 - 15:06

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të mbajë së shpejti mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku pritet të diskutohen një sërë çështjesh që lidhen me zhvillimet e fundit politike dhe organizimin e brendshëm.

Para nisjes së mbledhjes, deputetja e zgjedhur e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu tha se në rend dite mund të jenë tema të ndryshme, por theksoi se çdo vendim duhet të jetë rezultat i diskutimeve brenda strukturave të partisë.

“Ka shumë tema që mund të jenë pjesë e diskutimit, mund të ketë edhe vendime të brendshme partiake, por kjo kërkon gjithmonë një diskutim të brendshëm partiak. Nuk është temë që mund t’i paraprijmë dhe ta diskutojmë publikisht”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

Ajo nuk ka dhënë detaje për çështjet konkrete që do të shqyrtohen në mbledhje, duke bërë të ditur se qëndrimet zyrtare të LDK-së do të bëhen publike vetëm pas përfundimit të diskutimeve në organet drejtuese të partisë.