Rama pritet nga Erdogani në Pallatin Presidencial në Ankara

Rama pritet nga Erdogani në Pallatin Presidencial në Ankara

Aktuale July 09, 2026 - 14:24

Kryeministri Edi Rama u prit sot në pallatin presidencial Cumhurbaskanligi Kulliyesi në Ankara nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ankara, ndërsa dje mori pjesë në punimet e samitit të NATO-s, ku liderët e vendeve aleate diskutuan mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe drejtimet strategjike të Aleancës.

Rama u prit në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Gjithashtu Rama zhvilloi një takime liderët e vendeve të NATO-s dhe me sekretarin e përgjithshëm, Mark Rutte.

Në përfundim të samitit të NATO-s u vendos që samiti i ardhshëm të mbahet në Shqipëri.

Samiti në Ankara mblodhi udhëheqësit e aleancës me 32 anëtarë, si dhe partnerët kryesorë, për të diskutuar kapacitetin mbrojtës të Evropës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s, modernizimin ushtarak dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. /atsh