Kurti u dërgon ftesa për takim liderëve të partive politike
Aktuale
July 09, 2026 - 14:34
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LVV-së Albin Kurti ka nisur sot në mëngjes ftesat në adresë të partive politike.
Ftesa e dërguar në PDK, LDK dhe AAK është dërguar për t’u takuar dhe diskutuar për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Dërgimin e ftesave e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.
Kujtojmë se Kurti kishte paralajmëruar hapa në drejtim të formimit të institucioneve sapo të certifikohej rezultati i zgjedhjeve nga KQZ-ja. /Zëri