Qeveria në detyrë ndan nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët
Foto: Laura Hasani

Qeveria në detyrë ndan nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët

Aktuale May 22, 2026 - 08:38

Qeveria në detyrë ka marrë vendim të ndajë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, për punonjësit e sektorit jopublik dhe studentët aktivë, raporton Ekonomia Online.

Image

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka prezantuar pakon.

“Të gjendur përballë kësaj situate, Qeveria jonë nuk mund të qëndrojë duarkryq. Unë kam kërkuar nga ministri i Financave që të shfrytëzojë çdo mundësi buxhetore për të dizajnuar një pako për përballje me inflacioni,n ashtu siç jemi zotuar. Qytetarët e Republikës duhet ta dijnë dhe gjithmonë duhet të llogarisin se Qeveria jonë dhe e tyre nuk do t'i lërë kurrë vetëm, pavarësisht pengesave ose bllokadave që të tjerët mund t'i vendosin në rrugën tonë. Prandaj sot kam kënaqësinë të ju njoftoj për pakon me përballje me inflacionin 2.0, të cilën e kemi dizajnuar dhe do ta miratojmë sot me masat si vijon: mbështetje e njëhershme prej 100 euro për pensionistët, mbështetje e njëhershme prej 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit jopublik, 100 euro për studentët aktivë”, ka thënë ai.

Image

 

Image

Image