Kurti tregon se kur nis ndarja e 100 eurove dhe cilat kategori duhet të aplikojnë
Foto: Laura Hasani

Kurti tregon se kur nis ndarja e 100 eurove dhe cilat kategori duhet të aplikojnë

Aktuale May 22, 2026 - 09:53

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, pasi ka dhënë lajmin për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat, ka treguar se kur do të ndahen këto mjete.

Kurti ka bërë me dije se pagesat për pensionistë dhe studentët do të bëhet para festes së Bajramit.

“Meqenëse për pensionistët dhe fëmijët nuk do të ketë nevojë për aplikim, sepse i kemi listat e përfituesve tashmë, do të synojmë që pagesat e njëhershme për familjet përfituese t’i bëjmë në fillim të javës që vjen, pra para ftesës së Bajramit. Ashtu që secila familje të ndihet e barabartë me atë ditë feste, duke e ditur se dora e mirë e shtetit kujdeset për ta. Kurse, për të punësuarit e sektorit jopublik dhe studentët nga ministri i Financave jam njoftuar që nevojitet procedurë aplikimi, e cila do të hapet në javën e ardhshme”, ka thënë Kurti.