Speca të bluar nga Kosova me mykotoksinën Ochratoxin A zbulohen në Finlandë

Speca të bluar nga Kosova me mykotoksinën Ochratoxin A zbulohen në Finlandë

Aktuale May 20, 2026 - 11:46

Sistemi RASFF ka njoftuar se më 12 maj një ngarkesë nga Kosova dhe e analizuar në Finlandë ka rezultuar me mykotoksinën Ochratoxin A. Në kufirin e Finlandës autoritetet kanë ndaluar ngarkesën dhe kanë marrë kampionë për analiza. Mbetja e mykotoksinës Ochratoxin A ka rezultuar92,5 µg/kg – ppb, nga 20 µg/kg – ppb, që është norma e lejuar. Duke e konsideruar si rrezik serioz për konsumatorët, autoritetet e Finlandës kanë urdhëruar kthimin e saj në vendin e origjinës.

Image

Speci, i bluar apo jo, është një nga produktet që konsumohet në masë në Kosovë. Duke qenë se nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës nuk ka asnjë njoftim për këtë, mund të ndodhë që kjo ngarkesë ë kthyer nga Finlanda të rishitet në tregun vendas për konsumatorët kosovarë. Por, njëherësh nuk ka asnjë njoftim për kontrolle apo mostra të marra në kompaninë eksportuese.

Më herët, Autoriteti Evropian i Sigurisw Ushqimore (EFSA) ka publikuar një opinion shkencor mbi rreziqet për shëndetin publik që lidhen me praninë e okratoksinës A (OTA) në ushqim – një mykotoksinë e prodhuar natyrshëm nga myku që mund të gjendet në një shumëllojshmëri ushqimesh, duke përfshirë drithërat, mishrat e konservuar, frutat e freskëta dhe të thata dhe djathin. Të dhënat e reja që janë bërë të disponueshme që nga vlerësimi i fundit në vitin 2006 sugjerojnë se OTA mund të jetë gjenotoksike duke dëmtuar drejtpërdrejt ADN-në. Ekspertët gjithashtu konfirmuan se, mund të jetë kancerogjene për veshkën. Prandaj, ekspertët llogaritën një kufi ekspozimi (MOE). Ky është një mjet i përdorur nga vlerësuesit e rrezikut për të marrë në konsideratë shqetësimet e mundshme të sigurisë që rrjedhin nga prania në ushqim dhe kafshë të kafshëve të substancave që janë si gjenotoksike ashtu edhe kancerogjene.

Ekspertët tani kanë përdorur një qasje më konservatore duke llogaritur MOE dhe kanë arritur në përfundimin se ekziston një shqetësim shëndetësor për shumicën e grupeve të konsumatorëve. /alert.al