Zgjedhjet e 7 qershorit, fillon periudha e regjistrimit për votim jashtë Kosovës
Foto: Laura Hasani

Zgjedhjet e 7 qershorit, fillon periudha e regjistrimit për votim jashtë Kosovës

Aktuale May 06, 2026 - 07:52

Ka filluar periudha e regjistrimit për votim nga jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se kjo periudhë zgjat nga 6 Maj deri më 17 Maj 2026. Regjistrimi bëhet përmes platformës https://diaspora.kqz-ks.org

Sipas vendimit të KQZ-së procesi i votimit planifikohet të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike (33 ambasada dhe 15 konsullata), me gjithsej 70 vendvotime.