Edhe sot temperaturat deri në 24 gradë
Aktuale
May 06, 2026 - 07:47
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 e 8 gradë celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 21 e 24 gradë celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
