Qeveria linjëzon politikën e jashtme me BE-në për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare
Aktuale
May 05, 2026 - 21:14
Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka zhvilluar mbledhje elektronike.
Sipas njoftimit, në këtë mbledhje është marrë vendimi lidhur me linjëzimin e politikës së jashtme me BE-në për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare.
“Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25.02.2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare “me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë, Qeveria i është referuar vendimit të datës 25 shkurt të vitit 2022.