Kurti në Shkup, pritet nga Mexhiti
Aktuale
May 05, 2026 - 22:39
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka udhëtuar në orët e mbrëmjes drejt Shkupit. Aty është pritur nga kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me të cilin do të shikojnë shfaqjen e dramës "Përtej hekurave" më regji të Naser Shatrollit.
Kryeministri në detyrë gjatë ditëve të kaluara ishte pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian që është mbajtur në Armeni, e ku pati edhe disa takime bilaterale.