Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendim i pastër politik
Foto: Laura Hasani

Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendim i pastër politik

Aktuale May 05, 2026 - 23:01

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka reaguar pasi që Gjykata Speciale e ka shtyrë shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Sipas Gucatit, shtyrja e vendimit deri më 20 korrik nuk është gjë tjetër veçse një vendim politik dhe një padrejtësi që, sipas tij, rëndon mbi historinë e Kosovës.

Ai ka kritikuar procesin në Hagë, duke thënë se që nga fillimi nuk është parë transparencë, paanshmëri dhe drejtësi e vërtetë.

“Në vend të tyre, pamë vetëm montime dhe padrejtësi të veshura me petkun e ligjit. Po tentojnë të gjykojnë lirinë, por liria nuk mund të prangoset. ëBurrat e mëdhenj të kombit, që sot po mbahen padrejtësisht në Hagë, janë vetë dëshmia e sakrificës sonë për ekzistencë. ëMund ta vonojnë, por kurrë nuk do ta mposhtin të vërtetën. Në fund, pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të triumfojë mbi çdo intrigë e çdo gjykatë. ëLavdi luftës së pastër të UÇK-së.”, ka shkruar Gucati.