Dita e Dëshmorëve - Kujtohen çiftet heronj të UÇK-së
Aktuale
May 05, 2026 - 20:53
Në akademinë përkujtimore kushtuar çifteve dëshmorë, u rikujtua sakrifica e grave dhe burrave që luftuan së bashku për çlirimin e Kosovës gjatë viteve 1998-99.
Familjarë të dëshmorëve rrëfyen historitë e dhimbshme, por edhe krenarinë për sakrificën e tyre, duke veçuar figurat si Xhevë Lladrovci dhe Luljetë Shala, që ranë në luftën për liri.
Në këtë aktivitet, përfaqësues institucionalë theksuan rolin e grave në luftë dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, ndërsa kjo shënoi herën e parë që organizohet një akademi përkujtimore për çiftet dëshmorë. /klnkosova