Vuçiq: Gjatë mëngjesit të 17 majit Kosova do të anëtarësohet në KiE

Vuçiq: Gjatë mëngjesit të 17 majit Kosova do të anëtarësohet në KiE

Aktuale May 01, 2024 - 11:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se java e dytë e muajit maj do të jetë më e vështira për shtetin e tij, por edhe Republikën Serbe të Bosnjës.

Gjatë një bashkëbisedimi që e kishte me presidentin e këtij entiteti, Millorad Dodik, Vuçiqi i tha atij se me shumë gjasë gjatë mëngjesit të 17 majit do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, njofton Klankosova.tv.

Ai theksoi gjithashtu se ka shumë gjasë se më 13 maj në Nju-Jork Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do ta votojë Rezolutën që e njeh 11 Korrikun, Ditën Ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

Për dy këto ngjarje Vuçiqi më së shumti akuzoi Gjermaninë, por edhe shtete të tjera, përderisa rriti dozën e kritikave ndaj BE-së, që sipas tij së shpejti i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që ai i quan sanksione e që askush nuk i ka parë.