Sveçla: Lista Serbe e udhëhequr nga Beogradi bëri që serbët e veriut ta bojkotojnë procesin e votimit
Foto: Laura Hasani

Sveçla: Lista Serbe e udhëhequr nga Beogradi bëri që serbët e veriut ta bojkotojnë procesin e votimit

Aktuale April 21, 2024 - 20:37

Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar institucionet e sigurisë për menaxhimin e procesit të votimit në veri.

Ai ka thënë se Kosova ua dha mundësinë qytetarëve të veriut të vendosin për kryearët e komunave, po që ata u ndikuan nga Beogradi e Lista Serbe dhe bojkotuan tërë procesin, raporton Zeri.info.

“Në anën tjetër, Lista Serbe si në të kaluarën ashtu edhe tash, përmes formave të ndryshme të udhëzuar nga Beogradi bojkotoi e sabotoi procesin demokratik si mundësi për të çuar komunat në zgjedhje të reja. Ky subjekt i mishëruar me metoda jodemokratike nuk e gjen asesi veten te një proces kaq demokratik”, thuhet në reagimin e tij.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës vazhdojnë që të punojnë që të gjithë qytetarëve pa dallim t’u ofrojnë siguri. /Zëri