S’ka të lënduar nga rënia e skeleve në qendër të Prishtinës

S’ka të lënduar nga rënia e skeleve në qendër të Prishtinës

Aktuale May 21, 2024 - 18:32

Skelet që u rrëzuan në qendër të Prishtinës dyshohet të kenë rënë si pasojë e erës së fortë.

Kështu tha për Radio Dukagjinin, drejtori i Emergjencave i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, i cili njoftoi se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm në vetura.

Ai shtoi se tash është dhënë leja që të pastrohet vendi dhe të largohet rreziku.

“Në pjesën e ‘Qafës’ ka ra skelja që është vendosur për ndërrimin e fasadës dhe dritareve. Nuk ka dëme në njerëz, nuk ka lëndime, ka dëmtime materiale. Të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes. Policia, zjarrfikësit, po ashtu, me urdhër të prokurorit kanë filluar hetimet. Tash kemi dhënë leje që të pastrohet vendi dhe të largohet rreziku”, tha Fushtica.