Veriu i mbushur me armë e uniforma serbe, Baliqi: Ka kaluar në dukuri
Aktuale
April 19, 2026 - 18:45
Fenomeni i ‘shtëpive të braktisura’ në veri të vendit, ku po gjendet sasi e madhe e armatimit, është bërë i shpeshtë në Kosovë.
Shefi i Planifikimit të Operativës Rajonale në Mitrovicë, Erduan Baliqi tha se të gjitha rastet po hetohen nga Policia.
“Është bërë dukuri. Ka kaluar në dukuri që ne të hasim në armatim në shtëpi të braktisura, mirëpo janë në proces të hetimit”, u shpreh Baliqi në Klan Kosova.
Pos tjerash, zyrtari policor tregoi edhe se çfarë lloj armësh janë gjetur si shkak i bastisjeve të Policisë së Kosovës.