Tragjedia në Malishevë, Krasniqi: Askush nuk ka njohuri për nënën, ka pretendime se është zhdukur

Tragjedia në Malishevë, Krasniqi: Askush nuk ka njohuri për nënën, ka pretendime se është zhdukur

Aktuale April 17, 2026 - 18:03

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka dhënë informacione të reja lidhur me rastin tragjik ku humbën jetën tre persona.

I pyetur nëse nëna e fëmijëve ka qenë në vendin e ngjarjes, ai tha se deri më tani nuk ka informacione të sakta për vendndodhjen e saj.

“Sipas informatave që kemi, askush nuk ka njohuri të saktë për nënën. Ka pretendime se ajo është zhdukur, madje disa thonë se është raportuar si e zhdukur”, u shpreh Krasniqi.

Megjithatë, ai theksoi se, me vendim të gjykatës, kujdestaria e fëmijëve i ishte dhënë babait.

“Prej rreth dy vitesh, nëna nuk ka jetuar me ta, ndërsa ata kanë qenë nën përkujdesjen e babait”, shtoi ai në T7 .

Sipas tij, për këtë arsye, nëna nuk është parë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka pasur prezencë as pas ndodhjes së tragjedisë.