Berisha thotë se Enver Sekiraqa është jashtë Kosovës në një spital

Berisha thotë se Enver Sekiraqa është jashtë Kosovës në një spital

Aktuale May 21, 2024 - 18:26

Avokati i Enver Sekiraqës, Besnik Berisha, ka thënë se klienti i tij është duke u trajtuar në një spital jashtë Kosovës.

Berisha ka thënë se për shkak të sigurisë së Sekiraqës nuk mund ta zbulojë vendndodhjen e tij.

“Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar me probleme shëndetësore serioze. Të cilat kanë qenë të evidentuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe për të cilat është trajtuar dhe a kërkuar leje dalje e shoqërim nga Polica”, ka thënë avokati i tij, Besnik Berisha, në “FIVE” në RTV Dukagjini.

“Për shkak të sigurisë së tij personale…nuk mund të zbulojmë këtë. Shteti e dinë sepse nuk ka dalë as tu fluturuar ka kaluar nëpër pikat pika kufitare si qytetar…Nuk është në Kosovë është në spital. Për shkak të sigurisë së tij personale nuk mund të zbuloj vendndodhjen. Kujt i intereson prej shtetit mund me ditë”, ka shtuar Berisha.