Policia: Procesi i votimit në veri ka kaluar i qetë dhe pa incidente
Foto: Laura Hasani

Policia: Procesi i votimit në veri ka kaluar i qetë dhe pa incidente

Aktuale April 21, 2024 - 19:45

Tanimë të gjitha qendrat e votimit në katër komunat veriore janë mbyllur.

Në lidhje me aspektin e sigurisë se si ka kaluar ky proces është deklaruar Policia e Kosovës, raporton Zeri.info.

Sipas tyre sa i përket aspektit të sigurisë, ky proces ka kaluar pa incidente dhe qetë.

“Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit të votimit ishin angazhuar një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por kanë qenë të paraparë edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, brenda Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Zëri