Votimi në veri, Osmani thotë se serbët bojkotuan procesin pas presionit të Beogradit
Foto: Laura Hasani

Votimi në veri, Osmani thotë se serbët bojkotuan procesin pas presionit të Beogradit

Aktuale April 21, 2024 - 19:37

Në katër komunat veriore sot është zhvilluar procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve.

Por, nga raportimet del se qytetarët serb e kanë bojkotuar këtë proces, raporton Zeri.info.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar e para e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se bojkotimi i votimit ndodhi për shkak të presionit të Beogradit përmes Listës Serbe.

“Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh ajo.

Osmani theksoi se edhe sot Kosova ka dëshmuar maturi e respektim të plotë të ligjeve të kushtetutës duke iu ofruar mundësi të barabarta të gjitha komuniteteve.

“Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, theksoi presidentja Osmani. /Zëri