Votimi në veri, Arifi: Kjo që ka ndodhur sot është dështim i Kosovës
Foto: Laura Hasani

Votimi në veri, Arifi: Kjo që ka ndodhur sot është dështim i Kosovës

Aktuale April 21, 2024 - 19:28

Politologu, Dritëro Arifi duke komentuar procesin e votimit të sotëm në komunat veriore të vendit tha se ky është një dështim për Kosovën.

Arifi tha se ky veprim i sotëm përveç dështimit të Kosovës, tregon edhe atë të partnerëve ndërkombëtarë.

“Çka është dashur të bëjë Qeveria e Kosovës nuk ka bërë. Ky veprim, kjo tentativë ka qenë e para dhe është antikushtetuese. Jam i bindur kushdo që e kishte çu këtë udhëzim adimistrativ në Gjykatë Kushtetuese kishte me ra. Kjo çka po tregon sot, ky është dështim i Kosovës ne kuptimin shumë dimensional. E para është normalisht edhe i partnerëve ndërkombëtarë por edhe i  Kosovës edhe i qytetarëve serb në veri, i gjithëve nga pak po i  Kosovës është…”, tha Arifi.

Madje sipas politologut, mosdalja në vendvotime e qytetarëve serbë tregon që ata nuk janë të interesuar të integrohen.

“Kjo po tregon diçka tjetër që Lista Serbe paska peshë, nuk qenka bash edhe pa peshë. Sidoqoftë e dyta çka po tregon, çka është edhe më shqetësuese është që qytetarët serbë thjeshtë nuk po dëshirojnë me u integru”, shtoi Arifi./teve1