Në Gjakovë mbahet debat publik për projektligjin e KPM-së

Në Gjakovë mbahet debat publik për projektligjin e KPM-së

Aktuale April 13, 2024 - 20:29

Pas Pejës, anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal, debat me qytetarë për projektligjin për KPM-në mbajtën edhe në Gjakovë.

Aty qytetarët shprehën pikëpamjet dhe sugjerimet e tyre mbi këtë projektligj, i cili, mes tjerash, parasheh licencimin e medieve online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Mimoza Kusari Lila, tha se komponenta e financimit, do e prezantojë burimin e financimit për secilin medium pa dashur të paragjykon, në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikoi të mos prezenca e financimit nga burime të dyshimta. "Për arsye se me mendje të shëndoshë nuk mund të pranojë fonde të dyshimta që kan qëllim rrezikimin e sigurisë kombëtare kur e din se ato duhet të prezantohen në fund të vitit me paqyra financiare ndaj shtetit”, tha Mimoza Kusari Lila.

Kurse Mimoza Shala tha se çështja e transparencës financiare është baza e përmirësimit. "Mirëpo ajo që kisha dashtë me e ditë është çështja e etikës, po du me e ditë se cili është dallimi i këtij ligji që po vjen me ligjin paraprak në çështjen e përmirësimit të respektimit të kodit etik nga mediet”, tha Mimoza Shala.

Kurse kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Valon Ramadani, tha se është i sigurt që ky ligj do të ec tutje me të gjitha ato kritika, për arsye se kritika kur është me argument i bën mirë dhe përmirësohet ligji.

“Sigurisht ka çështje që nuk do të mund të përfshihen, por në të ardhmen se do të ketë mundësi të plotësohet. I falënderoj të gjithë ata qytetarë sot në Gjakovë, Pejë dhe në të gjitha komunat që u bën pjesë e leximit të ligjit bashkë me ta në bashkëpunim dhe bashkëbisedim me ta, në marrje të komenteve", tha Ramadani.

Duke vlerësuar RTK-në për mbulimin e dëgjimeve publike me qytetarët në shtatë qendrat  e vendit, Komisioni përmbylli ciklin e marrjes së sugjerimeve për projektligjin e KPM-së.