Maqedonci e Jashari, pjesëmarrës në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
Foto: Facebook

Maqedonci e Jashari, pjesëmarrës në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Aktuale May 20, 2024 - 15:26

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, morëm pjesë në takimin virtual të radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

Në këtë takim, i udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, siç ka njoftuar ministri Maqedonci, u diskutua për situatën aktuale dhe ndihmat ushtarake që ka nevojë Ukraina.

Maqedoci tha se Kosova është me Ukrainën, sepse ajo është në të drejtën e saj.

“Kosova qëndron me Ukrainën, ngase është me të drejtën, lirinë e popujve dhe sovranitetin e pakontestueshëm të shteteve”, shkroi ai.