
Kurti jep detaje rreth takimit me ministren e Katarit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ministren e Katarit për Zhvillimin Social dhe Familjen, Mariam bint Ali bin Nasser Al Misnad.
Kurti në rrjetin e tij social X ka njoftuar se ata janë takuar dhe kanë biseduar në lidhje me reformat e mirëqenies sociale të kryera në vendin tonë, duke përdorur mjete digjitale për përmirësimin e sistemit dhe mundësitë për bashkëpunim, transmeton Zeri.info.
Tutje ai shpreh kënaqësi për ardhjen e tij dhe diskutimin e tyre.
“Ishte një kënaqësi për të mirëpritur ministren e Katarit për Zhvillimin Social dhe Familjen, Mariam bint Ali bin Nasser Al Misnad, sot”, thuhet në njoftim.
It was a pleasure to welcome Qatari Minister of Social Development and Family, Mariam bint Ali bin Nasser Al Misnad, today. We discussed the social welfare reforms conducted in our country, using digital means to enhance the system, and opportunities for collaboration. pic.twitter.com/oOpjxjchYR
— Albin Kurti (@albinkurti) May 20, 2024