Një zyrtare tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenieri: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona
Zëvendësndihmëssekretarja e Departamentit të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka treguar arsyet e vizitës së zyrtares amerikane në Kosovë.
“Gjatë vizitës së saj, Chulicku do të fokusohet në çështje kritike për marrëdhëniet tona dypalëshe, duke përfshirë të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë”, shkroi ai ndër të tjera.
Chulicku është pritur në takim nga presidentja Osmani, ndërsa me kryeministrin Kurti pritet të takohet në orën 14:30.
Pleased to welcome Deputy Assistant Secretary Nicole Chulick to Kosovo. DAS Chulick oversees Europe and South/Central Asia offices in the Bureau of Democracy, Human Rights, and Labor at the Department of State. During her visit, DAS Chulick will focus on critical issues for our… pic.twitter.com/VL0vMJii5R
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 20, 2024