Thaçi: Vendimi për taksën ishte i pa menduar dhe i pa analizuar, yrysh me bo diçka

Aktuale February 13, 2019 - 21:07
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka quajtur si vendim të pa menduar mirë dhe të pa analizuar, vendosjen e taksës për shtetin serb.

Thaçi ka thënë se ai kishte thënë se nuk duhen të nguten me vendime dhe se Qeveria bëri “yrysh” për ta vendosur taksën.

LEXO EDHE: Thaçi Haradinajt: Mik mund të jesh kur respekton këshillat

“Vendimi për taksën ka ardhur si një incident politik, në kuptimin politik si një vendim i pa menduar pa analizuar pos një propozim nga një ministër  i Jashtëm, dërgoje në Qeveri dhe yrysh është nxjerr vendimi në Qeveri pa një analizë, pa e menduar” ka thënë Thaçi në Televizionin Publik.

Ndërsa ka thënë se kur ai ka dëgjuar për taksën ka thënë se duhet të kihet kujdes dhe të mos nguten.