Lajmërohet policja që ishte raportuar si e zhdukur nga sot një javë
Foto: Zëri / Ilustrim

Lajmërohet policja që ishte raportuar si e zhdukur nga sot një javë

Aktuale May 05, 2024 - 20:46

Policja e raportuar si e zhdukur është paraqitur në stacionin policor në Rahovec.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

“Sot rreth orës 17:00 zyrtarja policore e raportuar e zhdukur, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, ka thënë ai.