Iu gjetë trupi 25 vjet pas zhdukjes, varroset në Piranë patrioti Ukë Sait Ukaj

Iu gjetë trupi 25 vjet pas zhdukjes, varroset në Piranë patrioti Ukë Sait Ukaj

Aktuale May 04, 2024 - 17:40

Sot në Piranë është varrosur trupi i Ukë Sait Ukajt, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani.

E për të nderuar figurën e tij, shkoi edhe deputeti Driton Selmanaj.

Ai për Ukën tha se ishte patriot i madh dhe se e donte shume Piranë dhe Kosovën.

Ndër të tjera Selmanaj shton se kriminelët duhet të dalin para drejtësisë që kryen akte të tilla.

“Bashkë me bashkëpuntorë, sot nderuam figurën e patriotit nga Pirana, Ukë Sait Ukaj, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani. Trupi i Bacit Ukë është gjetur pas 25 viteve, dhe sot ne e nderuam figurën e tij me respektin më të madh”, ka shkruar deputeti në Facebook.

“Familja Ukaj dhe Pirana jetuan për 25 vite në mungesë të Bacit Ukë, i cili ishte patriot i madh dhe e donte shumë Piranën dhe Kosovën”.

“Dashnia për Kosovën e lirë, i dha vullnet për të kapur armën edhe të birit të bacit Ukë, i cili sot është dëshmor i Kosovës, Vait Ukë Ukaj”.

“Në fund, lutemi për të gjithë familjet e të zhdukurve, që sa më parë të dihet për fatin e më të dashurve të tyre, ku edhe pas 25 vitesh ende nuk dihet për fatin e tyre. Gjithashtu nuk duhet të ndalemi së kërkuari që kriminelët që kryen aktet e tilla të dalin para drejtësisë!”.

“Ata e donin Kosovën, ata e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lavdi për Bacin Ukë! Lavdi gjithë të rënëve që dhanë jetën për Kosovën e lirë!”.