DASH-i thotë të gjitha raportimet janë të rreme: Escobari nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Foto: Laura Hasani

DASH-i thotë të gjitha raportimet janë të rreme: Escobari nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Aktuale May 06, 2024 - 20:54

Departamenti amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë raportimet e fundit në lidhje me statusin e Zv/ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

Një zëdhënës i DASH-it tha se Escobari nuk është shkarkuar nga pozita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, por është bërë ndryshimi i pozicionit.

Sipas DASH-it, Escobari është pjesë e një rotacioni të rregullt dhe të planifikuar të Shërbimit të Jashtëm amerikan.

“Ato që kanë qarkulluar janë thjeshtë pretendime të rrejshme – zv/ndihmës Sekretari Escobar nuk është shkarkuar. Ai do të marrë një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan, e cila është pjesë e një lëvizjeje të planifikuar që prej kohësh,” tha zëdhënësi.

Reagimi i Departamentit të Shtetit vjen pas publikimit në platformën pak të njohur dixhitale ‘Frontliner’, me autor Vedat Xhymshitin, i vetë-identifikuar si gazetar. /telegrafi