Thaçi Haradinajt: Mik mund të jesh kur respekton këshillat

Aktuale February 13, 2019 - 20:34
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

“Mik mund të jesh kur respekton këshillat”, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kur i është kujtuar qëndrimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me mosheqjen e taksës ndaj Serbisë dhe ruajtjen e miqësisë me SHBA-në njëherësh.

Ai ka folur të mërkurën në “Debat” të RTK-së.  

“Nuk ka lider që mund ta cenojë miqësinë e SHBA-së me popullin e Kosovës. Pushtetet janë të ndara, Qeveria duhet të marrë vendime strategjike që lidhen me të ardhmen euro-atlantike”, ka thënë ai.