Shkodër: 9-vjeçarja u përcoll në banesën e fundit, del dokumenti pse nuk u lejua në varrim Ergys Arrazi

Shkodër: 9-vjeçarja u përcoll në banesën e fundit, del dokumenti pse nuk u lejua në varrim Ergys Arrazi

Aktuale May 06, 2024 - 20:37

Teksa në ujërat e lumit Buna në Shkodër ende vijojnë kërkimet intensive për trupat e Alma Arrazit dhe djalit të saj 3-vjeçar, ende vijojnë të hidhet dritë mbi të dhënat e kësaj ngjarjeje.

Vëllai i Ergys Arrazit, bashkëshortit të Almës, ka paraqitur një kërkesë për të marrë pjesë në funeralin e vajzës 9-vjeçare, e cila u përcoll në banesën e fundit sot.

Sipas xhaxhait të vogëlushes së ndjerë prokuroria ka miratuar kërkesën zyrtare, por megjithatë Arrazi nuk është lejuar të jetë pjesë e ceremonisë mortore.

Më tej raportohet se Arrazi, i cili akuzohet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes të bijën nuk është lejuar të jetë pjesë e varrimit pas refuzimit nga Policia e Shkodrës.