Foda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

Foda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

Sport November 18, 2026 - 00:11

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i zhgënjyer për humbjen nga Irlanda me rezultat 3:0.

Pas ndeshjes, ai ka thënë se gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq të Kreshnik Hajrizit.

Foda ka thënë se deri te momenti i ndëshimit të mbrojtësit, Kosova ishte dominante të fushë.

“Filluam mirë. Në 20-25 minutat e parë luajtëm mirë dhe më dominant. Është dashur të kalojmë në empërsi me rastin e Lindon Emërllahut që ishte mundësi e mirë shënimi. Deri aty luajtëm mirë. Pas kartonit të kuq ishte vështirë të luanim me një lojtar më pak, por edhe me një lojtar më pak, kishim një mundësi të mirë shënimi para përfundimit të pjesës së parë.”, ka thënë Foda.

 Ai ka shtuar se pas golit të dytë, gjërat për Kosovën u vështirësuan edhe më shumë, pasi që sipas tgij, Irlanda e rriti presionin.

“Dhe, në këtë nivel nuk mund t’i luash dy lojë me një lojtar më pak, si sonte si ndaj Izraelit.”, ka thënë ai.

Sa i përket kartonit të kuq, Foda ka thënë se gjesti i Hajrizit nuk duhej të ndodhte.  

“Nuk duhej të ndodhte, si një lojtar me përvojë duhej të merrje një vendim tjetër.”, ka thënë ai.

Foda ka shtuar se ishte hera e parë që Kosova luajti në Ligën B, duke thënë se është nivel tjetër me Ligën C.

Pavarësisht, rezultateve të fundit, Foda është shprehur optimist për ecurinë e Kosovës, duke thënë se ka shumë lojtarë të mirë dhe është shprehur i bindur për të ardhmen e kombëtares.

Ai ka thënë se kjo skuadër e Kosovës ka treguar se di të luajë.