“Ky është skandal, turp i shtetit tonë” - Përparim Rama i shqetësuar: Alarm për Lojërat Mesdhetare, anulohet takimi në Athinë
Sport
November 16, 2026 - 12:40
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ndihet mjaft i shqetësuar për vonesat në organizim të lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”.
I pari i kryeqytetit e ka bërë një postim, duke zbuluar se është anuluar takimi i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, i paraparë të zhvillohet në Athinë, ku do të merrej vendimi final rreth organizimit të kësaj gare nga Kosova, është anuluar.

Ai ka kërkuar llogari nga kryeministri Albin Kurti dhe nga Qeveria e Kosovës.
“Ky është skandal, ky është turpi i shtetit tonë”, shkroi ai.