Austri – Kosovë, një nga përballjet më të shikuara në Ligën e Kombeve
Sfida mes Austrisë dhe Kosovës, e zhvilluar në Vjenë, ka qenë një nga ndeshjet më të shikuara në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” pësuan disfatë atë sfidë nga Austria, megjithatë rreth 50 për qind i stadiumit ishte i mbushur me tifozë shqiptarë.
“Football Ranked” ka publikuar të dhënat e fundit e ndeshjeve më të shikuara në Ligën e Kombeve, ku edhe sfida Austri – Kosovë renditet mes tyre.
Më interesant është fakti se në këtë përballje plot 94 për qind e stadiumit ishte i mbushur, pra thënë ndryshe ishin të pranishëm 47 mijë tifozë.

Sfida më e shikuar ishte ndërmjet Anglisë dhe Spanjës me 84 mijë e 525 tifozë, e ndjekur nga Angli – Kroaci me 80 mijë e 484 tifozë, shkruan Telegrafi.
Përndryshe, Kosova do të përballet të martën me Irlandën për ta mbyllur ciklin kualifikues të Ligës së Kombeve.