Tifozët anglezë festojnë për Kanen dhe tallen me Yamalin: Ku është Topi i Artë?

Tifozët anglezë festojnë për Kanen dhe tallen me Yamalin: Ku është Topi i Artë?

Sport November 16, 2026 - 09:26

Përballja mes Spanjës dhe Anglisë në Madrid nuk solli vetëm emocione në fushë, por edhe një duel të veçantë mes tifozëve.

Mbështetësit anglezë kanë shfrytëzuar rastin për të provokuar Lamine Yamalin, duke kënduar “Ku është Topi yt i Artë?”, ndërsa në kor lavdëronin Harry Kanen me thirrjen “Më i miri në botë”.

Këto kore erdhën vetëm pak javë pasi Kane fitoi Topin e Artë, duke përfunduar përpara Kylian Mbappes dhe Yamalit në garën për çmimin individual më prestigjioz.

Sulmuesi anglez e festoi këtë status edhe në fushë, duke realizuar nga pika e bardhë, në fitoren 3:2 të Anglisë.

Declan Rice, para ndeshjes, kishte deklaruar se Kane e meritonte plotësisht çmimin, duke përmendur sezonin e tij, numrat dhe trofetë e fituar.

Ai gjithashtu vlerësoi talentin e Yamalit, duke thënë se ylli i Barcelonës do të fitojë shumë Topa të Artë gjatë karrierës së tij.

Humbja ishte veçanërisht e dhimbshme për Spanjën, pasi i dha fund një serie prej 43 ndeshjesh pa disfatë.

Gjatë kësaj periudhe, përfaqësuesja spanjolle kishte fituar tri trofe: Ligën e Kombeve 2023, Kampionatin Evropian 2024 dhe Botërorin 2026. /Zëri