Reali në telashe, Rudiger e dha një shpullë e Bellingham e sulmoi sigurimin

Reali në telashe, Rudiger e dha një shpullë e Bellingham e sulmoi sigurimin

Sport November 07, 2026 - 23:41

Real Madridi po përballet me polemika të reja për sjelljen e disa prej futbollistëve të tij.

Antonio Rüdiger dhe Jude Bellingham janë në qendër të vëmendjes pas dy incidenteve të raportuara, që kanë ngritur shqetësime brenda klubit.

Rüdiger akuzohet se ka goditur me shuplakë bashkëlojtarin Álvaro Carreras gjatë një përplasjeje në dhomat e zhveshjes.

Megjithatë, versionet për këtë ngjarje janë kundërshtuar, ndërsa vetë Carreras e ka cilësuar incidentin si një çështje të izoluar që tashmë është zgjidhur.

Në anën tjetër, Bellingham është përfshirë në një incident me një pjesëtar të sigurimit.

Këto zhvillime po shtojnë presionin mbi klubin madrilen, i cili duhet të menaxhojë edhe tensionet jashtë fushës. /Zëri