“Duhet të vrapoj si një i zi për të jetuar si një i bardhë”, fjalia e famshme e Eto’os kur iu bashkua Barcelonës
Sport
November 07, 2026 - 23:29
Samuel Eto’o e kishte një mesazh të veçantë kur u prezantua si futbollist i Barcelonës më 13 gusht 2004.
Sulmuesi kamerunas shqiptoi një fjali që do të mbetej gjatë në historinë e futbollit: “Duhet të vrapoj si një i zi për të jetuar si një i bardhë”.
Me këtë shprehje, Eto’o dëshironte të theksonte sakrificën dhe punën e madhe që duhej të bënte për të arritur suksesin.
Ai vinte nga Douala e Kamerunit dhe futbolli përfaqësonte mundësinë për të ndryshuar jetën e tij.
Pas transferimit te Barcelona, karriera e tij mori një drejtim të jashtëzakonshëm.
Nga vështirësitë e fillimeve, ai kaloi në një jetë luksoze, me hotele dhe mundësi që dikur dukeshin shumë larg. /Zëri