Real Madridi "viktimë" e tri gabimeve të referit në ndeshjen me Valencian
Real Madridi ka pasur arsye për t'u ankuar ndaj gjykimit në ndeshjen kundër Valencias.
Sipas ish-arbitrit Iturralde González, në pjesën e parë kanë ndodhur tri situata të diskutueshme, në të cilat gjyqtari nuk ka marrë vendimet e duhura.
Rasti i parë ishte në minutën e 12-të, kur Guedes ndërhyri ashpër ndaj Yan Diomande.
Edhe pse preku topin, ndërhyrja ishte me forcë të tepruar dhe, sipas Gonzálezit, meritonte karton të verdhë.
Një tjetër situatë ndodhi në minutën e 24-t, kur Mafeo ndërhyri nga prapa ndaj Cucurellas. Edhe kjo ndërhyrje duhej ndëshkuar me karton të verdhë.
Ndërkohë, Mafeo u ndëshkua më vonë me të verdhë për një shtyrje ndaj Kylian Mbappés.
Për shkak se ishte lojtari i fundit në mbrojtje, u diskutua edhe mundësia e kartonit të kuq.
Sipas Gonzálezit, megjithatë, problemi kryesor ishte se lojtari duhej të ishte ndëshkuar më herët, çka mund të ndryshonte situatën e tij në fushë. /Zëri