Drenica e prezanton trajnerin e ri, Gentian Mezani
Sport
October 26, 2026 - 15:51
Klubi i futbollit Drenica është bërë me trajner të ri.
Pasi u nda me trajnerin e deritashëm Jeton Mehmeti, klubi Kuqezi e ka prezantuar sot trajnerin e ri.
"NJOFTIM ZYRTAR
GENTJAN MEZANI, TRAJNER I RI I FC DRENICA
FC Drenica njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me trajnerin Gentjan Mezani, i cili do të jetë në krye të shtabit teknik të skuadrës sonë.
Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Mezani, duke i dëshiruar shumë suksese në drejtimin e ekipit dhe në përmbushjen e objektivave sportive të klubit.
Mirë se vjen në Drenicë, trajner!", shkroi klubi i Superligës. /Zëri