Lajm i keq për Barcelonën, Esparti mund të mungojë deri në shtatë javë

Lajm i keq për Barcelonën, Esparti mund të mungojë deri në shtatë javë

Sport October 26, 2026 - 15:38

Barcelona do të jetë pa Xavi Espartin për disa javë, pasi mbrojtësi 19-vjeçar ka pësuar lëndim në kyçin e këmbës së djathtë gjatë “El Clasicos” ndaj Real Madridit.

Klubi konfirmoi se lojtari ka dëmtuar sindezmozën e kyçit, ndërsa mungesa e tij mund të zgjasë deri në shtatë javë.

Esparti u lëndua në një duel me Aurelien Tchouamenin dhe u zëvendësua nga Alejandro Balde në pjesën e parë të ndeshjes së humbur 1-2.

Ky është një tjetër shqetësim për Hansi Flickun, pasi Barcelona tashmë ka të lënduar edhe Jules Kounden, Andreas Christensenin dhe Eric Garcian.

Nëse rikuperimi zgjat shtatë javë, Esparti mund të rikthehet në mesin e dhjetorit, ndërsa në skenarin më të keq mund të mungojë deri në janar. /Zëri