Mbyllen pjesët e para në Ligën e Kampionëve, këto janë rezultatet

Mbyllen pjesët e para në Ligën e Kampionëve, këto janë rezultatet

Sport October 13, 2026 - 22:01

Janë mbyllur pjesët e para, në shtatë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, që po luhen nga ora 21:00 këtë të martë.

Befasi po ndodhin e gola po shënohen në këto shtatë përballje.

Befasia më e madhe e pjesës së parë është Vikingu, i cili po e mposht 2-0 Bayern Munichun në Norvegji.

Gianni Stensness dhe Peter Christiansen kanë shënuar për Vikingun, në përballjen ndaj kampionit në fuqi të Gjermanisë.

Atletico Madridi po e mposht Manchester Unitedin në Madrid, me epërsi minimale, prej 1-0.

Pablo Barrios shënoi në minutën e parë, për ta dërguar Atleticon në epërsi.

Interi me Club Bruggen po ndahen baras në “Giueseppe Meazza”, me shifrat 1-1.

Villarreali po e mposht Napolin, 2-1. Amir Rrahmani shënoi për italianët.

Galatasaray e Barcelona po ndahen në paqe, 1-1.

Pa gola është vetëm në Londër, te ndeshja Arsenal – Lille dhe në Leipzig, mes Leipzigut dhe PSV-së.

REZULTATET E PJESËVE TË PARA:

Arsenal 0-0 Lille

Atletico Madrid 2-0 Manchester United

Galatasaray 1-1 Barcelona

Inter 1-1 Club Brugge

RB Leipzig 0-0 PSV

Viking 2-0 Bayern Munich

Villarreal 2-1 Napoli