Mourinho beson te kualifikimi i Romës dhe Real Madridit
Sport
October 13, 2026 - 22:47
Përtej emocioneve dhe batutave, Jose Mourinho në konferencë për shtyp sonte foli edhe për ndeshjen e rëndësishme në Ligën e Kampionëve mes Romës dhe Real Madridit.
Trajneri portugez beson se të dyja skuadrat do të arrijnë të kualifikohen, duke lënë të hapur mundësinë që të rikthehet në Romë edhe më vonë gjatë garës.
“Sinqerisht, mendoj se Roma dhe Real Madridi do të kualifikohen të dyja. Ndoshta do të rikthehem këtu për një ndeshje çerekfinale”, u shpreh Mourinho.
Ai gjithashtu vlerësoi forcën e Romës dhe atmosferën që krijojnë tifozët në stadium, duke paralajmëruar se skuadra e tij duhet të zhvillojë një ndeshje shumë të mirë për të marrë rezultat pozitiv. /Zëri