Amir Rrahmani shënon në Ligën e Kampionëve, i realizon Villarrealit
Sport
October 13, 2026 - 21:51
Ylli nga Kosova Amir Rrahmani ka shënuar ndaj Villarrealit për t’i dhënë epërsinë Napolit.
Qendërmbrojtësi u gjend në vendin e duhur i harruar nga mbrojtja spanjolle dhe pas dy tentimeve e mposhti portierin vendas.
Fillimisht, goditjen e tij me kokë e ndali portieri dhe pastaj topi shkoi në shtyllë, por nga topi i kthyer ai e përmirësoi gabimin për ta dërguar në rrjetë (8’).
Përndryshe, ky është goli i parë i Rrahmanit për Napolin në Ligën e Kampionëve këtë sezon.