Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Irlandës

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Irlandës

Sport September 24, 2026 - 21:40

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Irlandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Rezultati pas 45 minutave të parë në Prishtinë është ai i fillimit, 0:0.

“Dardanët” e patën dominimin dhe rastet, por fati nuk ishte me ta.

Në dy raste të Muriqit dhe Hoxhës topi u ndërpre nga vija fatale, kurse sulmuesi i Fenerbahces e pati edhe një goditje të bukur me kokë, por që u ndal nga portieri irlandez.