Yakini flet për të ardhmen e Xhakës, pas rastit me vaksinën

Yakini flet për të ardhmen e Xhakës, pas rastit me vaksinën

Sport September 23, 2026 - 15:23

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur publikisht për situatën e Granit Xhakës, pasi kapiteni i kombëtares zvicerane u përfshi në situatën e certifikatës së falsifikuar të vaksinimit gjatë pandemisë së COVID-19.

“Granit e ka kuptuar se ka bërë një gabim. Atij i vjen keq dhe publikisht e ka marrë përgjegjësinë për sjelljen e tij”, ka deklaruar Yakini në një intervistë për “Blick”.

Xhaka fillimisht ishte planifikuar të bashkohej me kombëtaren në Belek, ku Zvicra po përgatitet për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Megjithatë, pas diskutimeve me presidentin e SFV-së, Peter Knabel, ai vendosi të qëndrojë larg kombëtares për disa javë, në mënyrë që ekipi të mos shpërqendrohej nga debati publik rreth rastit.

“Është sigurisht një keqardhje e madhe nga aspekti sportiv që duhet të bëj pa të. Por ai dhe ne ramë dakord se ky është vendimi i duhur në këtë moment”, ka thënë Yakini.

Për rikthimin e Xhakës në grumbullimin e ardhshëm, Yakini ka lënë gjithçka të hapur. SFV-ja pritet ta diskutojë situatën me kapitenin pas katër ndeshjeve të kombëtares.

“Jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të gjithë. Unë dhe Graniti jemi gjithmonë në kontakt. Ai është shumë i matur, i kthjellët dhe mendon e vepron në interesin më të mirë të ekipit. E vlerësoj shumë këtë”, ka përfunduar Yakini.