Pas tre muajsh, David Alaba gjeti një klub të ri në Serie A
Ylli i madh austriak, David Alaba, ka qenë lojtar i lirë për tre muajt e fundit, pasi u nda nga Real Madridi, dhe sot ai ka rënë dakord për një marrëveshje të re.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Alaba është aktualisht në rrugën e tij për në Itali, ku do të nënshkruajë sot (e mërkurë) një kontratë me Udinesen.
Të gjitha detajet e kontratës midis Udineses dhe mbrojtësit me përvojë janë dakordësuar dhe e vetmja gjë që mbetet është që Alaba t'u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore pas zbarkimit në Udine.
Alaba është 34 vjeç, por në sezonet e fundit ai ka kaluar më shumë kohë jashtë fushës për shkak të lëndimeve sesa ka luajtur për Realin.
Ai ka qenë anëtar i Real Madridit për pesë vitet e fundit, dhe më parë e ka veshur fanellën e Bayern Munichut për një dekadë.
Austriaku fitoi 10 kampionate gjermane dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve me Bayern Munichun. Ai gjithashtu fitoi dy Liga Kampionësh me Real Madridin, me të cilin ishte edhe kampion i Spanjës.
Udinese ka pasur një nisje të keqe të sezonit në Serie A me tre humbje, një fitore dhe një barazim në pesë xhiron e para. Aktualisht, kjo skuadër është në pozitën e 13-të në tabelë.