Ronaldo: Nëse Portugalia nuk ka më nevojë për mua, mund të largohem që sot
Sport
September 24, 2026 - 19:09
Cristiano Ronaldo ka folur hapur për të ardhmen e tij me kombëtaren e Portugalisë, duke theksuar se nuk do të kishte problem të largohej nëse drejtuesit nuk do të mbështeteshin më tek ai.
“Nëse Portugalia nuk dëshiron më të mbështetet tek unë, mund të largohem që sot. Nuk kam asnjë problem me këtë”, është shprehur Ronaldo.
Kapiteni portugez shtoi se do të ishte i pari që do të komunikonte me drejtuesit e kombëtares nëse ata do të vendosnin se nuk duan të vazhdojnë të mbështeten tek ai.
“Nëse ata mbështeten tek unë, edhe unë mbështetem tek ata. Dhe populli portugez mbështetet tek unë. Kjo është arsyeja pse vazhdoj të luaj për kombëtaren”.