Hallgrimssoni vlerëson Kombëtaren e Kosovës: Ekip jashtëzakonisht i mirë dhe i zhvilluar

Hallgrimssoni vlerëson Kombëtaren e Kosovës: Ekip jashtëzakonisht i mirë dhe i zhvilluar

Sport September 23, 2026 - 10:46

Trajneri i Kombëtares së Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka vlerësuar lart zhvillimin e Kombëtares së Kosovës, duke thënë se “Dardanët” janë një ekip shumë i mirë dhe jashtëzakonisht i zhvilluar.

Hallgrimssoni në një konferencë për media një ditë para ndeshjes me Kosovën, ka thënë se në fillimet e saj Irlanda nuk e ka njohur shumë Kosovën, por se me kalimin e kohës ka arritur ta njohë më mirë, duke përmendur disa prej paraqitjeve të Kosovës në ndeshjet ndërkombëtare.

“Ne fillimisht nuk e kemi njohur Kosovën aq shumë në fillimet e saj, por kemi shkuar duke e njohur gjithnjë e më shumë, më kujtonen lojët kundër Islandës, ku Kosova ka pasur një paraqitje jashtëzakonisht të mirë, e dimë të gjithë që Kosova ka pasur një ngritje shumë të madhe, pra qysh nga viti 2016, kur ka qenë e renditur e 190-ta në renditje, dhe pastaj shumë shpejt ka hipur në vendin e 78-të. Ka bërë një zhvillim shumë të madh të futbollit, ka lojtarë shumë të mirë individualë të cilët luajnë në top ekipe, ndërkombëtare, më kujtohet siç e thashë, fatkeqësisht rezultati pozitiv për Kosovën kundër Islandës në kualifikime, pastaj lojët kundër Suedisë, dy lojët, pastaj lojët kundër Zvicrës, të cilat të gjitha kanë qenë pothuajse me rezultat pozitiv, dhe gati kualifikimi i Kosovës për në kampionat botëror me fitoren ndaj Sllovakisë, dhe me atë rezultatin e pafat kundër Turqisë, pra tregojnë të gjitha që Kosova është një ekip jashtëzakonisht i mirë dhe jashtëzakonisht i zhvilluar”, ka deklaruar Hallgrimssoni. /eo