Yamal: Topi i Artë s’ka të bëjë me golat, Messi dhe Ronaldinho janë shembulli

Yamal: Topi i Artë s’ka të bëjë me golat, Messi dhe Ronaldinho janë shembulli

Sport September 23, 2026 - 12:17

Lamine Yamal ka folur për France Football rreth asaj se çfarë përfaqëson për të çmimi “Topi i Artë”, duke theksuar se vlerësimi për futbollistin më të mirë nuk duhet të bazohet vetëm te numri i golave.

“Topi i Artë është çmimi që vlerëson lojtarin më të mirë të vitit, një lojtar unik, atë që të jep kënaqësi kur e sheh duke luajtur dhe për të cilin e ndez një ndeshje vetëm për ta parë duke luajtur futboll në nivelin më të lartë”, ka thënë Yamali.

Ylli i Barcelonës shtoi se diferenca e një lojtari të veçantë nuk matet domosdoshmërisht me statistikat. “Nuk ka të bëjë fare me numrin e golave që shënon ose me diçka tjetër të tillë”, deklaroi ai.

Yamali e lidhi këtë ide me dy prej emrave më të mëdhenj të historisë së futbollit. “Kur mendoj për Topin e Artë, mendoj për Messin, Ronaldinhon… lojtarë të tillë, që janë ndryshe dhe që të sjellin buzëqeshje kur i sheh duke luajtur”, përfundoi spanjolli.