Lajm i keq për Realin, Tchouameni me problem muskulor
Real Madridi ka marrë një lajm jo të mirë në prag të fillimit të sezonit të ri, pasi Aurelien Tchouameni është rikthyer në klub me një shqetësim muskulor.
Sipas “Partidazo COPE”, mesfushori francez ka ndier shqetësime pas rikthimit në Madrid, ku iu nënshtrua testeve mjekësore përpara se t’i bashkohej përgatitjeve parasezonale.
Problemi nuk raportohet të jetë serioz, por Tchouameni pritet të ndjekë një program individual stërvitor për të rikthyer gradualisht formën fizike dhe për të qenë gati për nisjen e sezonit 2026/27.
Për momentin, 26-vjeçari pritet të mos jetë në dispozicion për ndeshjet përgatitore të Real Madridit, ndërsa stafi mjekësor do ta monitorojë gjendjen e tij gjatë ditëve në vijim.
Tchouameni kishte pasur gjithashtu probleme fizike gjatë Kupës së Botës 2026, ku mungoi në disa ndeshje të Francës.
Pavarësisht shqetësimeve, mesfushori pati një sezon të ngarkuar me Real Madridin. Ai regjistroi 49 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asistime.
Real Madridi shpreson që problemi muskulor të mos rezultojë serioz dhe Tchouameni të jetë plotësisht i gatshëm për startin e sezonit të ri në LaLiga.